Shehi: Ndaj Kukësit do të synojmë fitoren
Pëlqej
Do të luhet ditën e nesërme në Kamëz ndeshja midis Skënderbeut dhe në një intervistë për “Supersport” para ndeshjes ka folur dhe trajneri i korçarëve Orges Shehi i cili është shprehur:

"Është një përballje midis rivalëve jo vetëm këtë vit, por ka disa vite që janë rivalët tonë kryesorë. Është një ndeshje që kërkon vlerësim maksimal, edhe për pozicionin dhe situatën ku jemi. Vijmë nga një rezultat jo i mirë, por me lojë të mirë, por kjo na bën optimistë që nesër të marrim të paktën ato që japim në fushë", tha fillimisht ai.

"Radas ka plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk është i dipsonueshëm, edhe Krasniqi akoma nuk ka filluar stërvitjen me grupin, është e sigurt që do të mundojë nesër. Situata është e mirë edhe përpos këtyre mungesave, kam besim se do i justifikojmë këto mungesa.

"Personalisht me gjithë stafin jemi të kënaqur me punë që bëjmë. Gjendja është e mirë, sepse po luajmë futboll, po shkojmë deri te zona e kundërshtarit, kjo përkthehet ne energji dhe në një punë të mirë.

"Kampionati është i gjatë. Ka edhe shumë javë në vazhdim. E kam thënë që në fillim, mund të fitojmë me këdo dhe të humbim me këdo. Javë pas javë mund të përballesh me rivalë direkt, jo vetëm me Partizanin por edhe me skuadra të tjera poshtë nesh, dhe do të jetë një garë e fortë. Është akoma shpejt për të bërë llogaritë", përfundoi Shehi. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2018, ora 21:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori