Shehi: Një fitore e madhe
Pëlqej
Në intervistën pas ndeshjes, portiere Orges Shehi, u shpreh se Skënderbeu mori një fitore të madhe ndaj Dinamos së Kievit.

Edhe pse tashmë të eliminuar, ai theksoi se do të shkojnë të luajnë ndeshjen e fundit për të bërë tifozët krenarë.


Rrezikuat barazimin. Do t’ju vinte keq?

“Një fitore e madhe. Për këtë arsye, në fund u zumë pak në panik. Ishim në rezultatin 3-1. Pësuam një gol që mund ta evitonim, por në fund morëm një fitore ndaj kundërshtarit më të fortë të grupit, dhe jemi të kënaqur.”

“Pas ndeshjes tonë, duhet të shohim edhe kundërshtarit. Për fatin tonë të keq, Partizani fitoi dhe ne u eliminuam. Por ne, do të shkojmë të luajmë ndeshjen e fundit për të bërë krenar të gjithë tifozët tonë.”

Ndeshja e radhës…

“Pas ndeshjes së sotme, na pret një ndeshje e vështirë ndaj rivalit tonë, Partizanit. Duhet të qetësohemi pak, dhe të përgatisim ndeshjen e të hënës.” përfundoi gardiani i portës së Skënderbeut. /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2017, ora 23:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori