Shehi pas ndeshjes me Teutën: Më ngroh shpirti i skudadrës
Trejneri i Skëndërbeut, Orges Shehi në prononcimin pas ndeshjes për Super Sport u shpreh i kënaqur me skuadrën, shkruan Albeu.com

I kënaqur me grintën e ekipit?
Po, sigurisht jam i kënaqur. Të parën e mbyllëm me një penallti të pësuar. Sapo filluam të dytën, morëm një gol tjetër. Më vjen mirë që skuadra tregon shpirt gare dhe forcë karakteri, që e kemi pasur javët e para. Jam i kënaqur për egon që rikthyem, jo vetëm për pikën e marrë.

A është kjo pjesë e dytë, një pikë kthimi?
Sigurisht, është pikë me vlera për moralin e skuadrës dhe vazhdimësisë. Edhe me Tiranën jemi ndëshkuar nga mos përqendrimi. Këtë kam kërkuar gjithë javën, përqendrim maksimal. Kemi bërë një ndeshje të mirë, dhe shpresoj të jetë pikë nisje për të rikthyer atë Skënderbe të madh.

Momenti i penalltisë, prekja me dorë e Radasit…
Nëse ka dikush që thotë që kjo është penallti, nuk e besoj se ka. Është distanca shumë e afërt. E pashë që në fushë, dhe lojtarët. Pas pjesës së parë ishin shumë të revoltuar. Por, i kërkova qetësi, sepse ajo nuk zhbëhet më.

Të jep shpresë loja, për ndeshjen tjetër ndaj Kukësit?
Sigurisht, jo vetëm për pikën, më pëlqen grinta e skuadrës dhe shpirti i skuadrës. Kemi humbur shumë pikë në fund, na vjen me plas, gjatë gjithë këtyre kohëve. Në Krujë, në Vlorë, me Tiranën. Nuk është se na bën gjë të madhe kjo pikë, por duhet të vazhdojmë me këtë ritëm. Kampionati ka treguar që nuk ka ekipe të lehta. Më vjen mirë që është Kukësi, të ruajmë këtë shpirt gare. Vetë kundërshtari, ta imponon që të mos heqim këmbën nga gazi.

Keni mentalitet sulmues, por jo shumë cilësi. Prandaj po humbni gjithë këto kohë?
Edhe pse nuk kemi cilësinë e viteve të shkuara, që në fillim kemi kërkuar të luajmë rrjedhshëm dhe me logjikë. Po të ishim më të kujdesshëm, sot do kishim më shumë pikë. Do luajmë, futbollin që unë dua. Në asnjë ndeshje nuk kam ndenjur në mbrojtje.
3 ndeshje pësoni gol shumë lehtë…

E drejtë, për mendimin tim shumë ndeshje kemi improvizuar. Kemi futur të rinj në mbrojtje. Edhe ndërrimet i kemi të kufizuara. Skuadra ka lënë pikë, pasi në Krujë, u hodhëm të gjithë në fushë. Kemi gabuar në vendosje, nga dëshira për të sulmuar. /albeu.com/
Shtuar më 02/03/2019, ora 19:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori