Shehi: Zhvilluam një ndeshje të mirë
Trajneri Orges Shehi pas ndeshjes sqaroi arsyen e zëvendësimit të Lulajt. Për teknikun bardheblu, rëndësi ka që skuadra të luajë futboll, humbja nuk përbën problem.

• Barazimi rezultati më i drejtë?

"Në pjesën e parë skuadra hyri shumë në presion. Ishte një ndeshje normale, por ndoshta ajo fitore që bëmë një javë më parë me Flamurtari, ia rriti më shuam dëshirën ekipit. Në pjesën e dytë ndryshuam, që me ndryshimin e Lulajt ndryshuam dhe tentuam të fitonim ndeshjet.

• Arbitrimi?

"Nuk merrem me arbitrat.

• Mos ua bëri më të lehtë tërheqja e Tiranës?

"Unë mendoj që ne hymë në presion. E humbëm ndeshjen le ta humbim, të paktën të luajmë futboll. Zëvendësimin e bëmë në minutën e 20-të sepse rrezikuam ta humbnim Lulaj me të kuq.

• Keni folur me Abazin pas të kuqes në Laç?

"Pas kartonin të kuq në Laç, kemi folur, e kemi konsumuar me lojtarin në analizë. I kam thënë që në qoftë se ndëshkohet sërish do të ketë sanksione.

• Komenti për Bruno Lulajn…

"Ndërrimet bëhen në çdo minutë të lojës. Lulaj e mori kartonin shumë shpejt. S’kishte pse ta merrte atë karton. Ajo ndodhi, e bëmë ndërrimin sepse rrezikonte për të dalë me të kuqe. Frika e daljes me të kuq, më detyroi të bëja atë ndryshim.

• Kush dëshiron ta fitojë derbin?

"Ne do shohim ndeshjen tonë, një ditë më pas. Derbin ta shijojmë në tribuna. Në fushë le të fitojë ai që ta meritojë.
Shtuar më 22/09/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori