Përplasjet e dy
tifozerive kanë
shkaktuar një tragjedi të rëndë në
Dakar, gjatë finales së Kupës së Senegalit mes Uakam dhe Stad De Mbur.
Gjithçka ndodhi në minutat e fundit të ndeshjes dhe në shtesën e takimit, kur
përplasjet mes
tifozerive në stadiumin “Demba Diop” të Dakarit, detyruan policinë të ndërhynte.
Ajo filloi të shpërndante turmën me gaz lotsjellës duke
shkaktuar panik mes njerëzve dhe si pasojë e kaosit të krijuar, u shemb një mur në pjesën e sipërme të tribunës, duke zënë poshtë disa tifozë fatkeq.
Bilanci tragjik i këtij incidenti flet për 8 të vdekur mes
tifozëve të të dy palëve, ndërsa mes tyre ishte edhe një vajzë e vogël.
Gjithashtu, rreth 60 të plagosur janë trajtuar në spitalet lokale në
Dakar. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017,
ora 20:13