Me rastin e
Shën Valentinit, Juventusi ka bërë një ofertë për çiftet që duan ta festojnë.
Bardhezinjtë i kanë hapur dyert e muzeut të tyre dhe bileta do të jetë
falas për partnerin/partneren.
Ky është njoftimi i klubit:
Nesër eja me të dashurin tënd në
Muzeun e Juventusit: një biletë do të jetë
falas!
Histori e një dashurie të madhe .
Për të jetuar së bashku, në
Muzeun e Juventusit. Nesër, me rastin e Ditës së
Shën Valentinit, vizita në
Muzeun e Juventusit me të dashurin tuaj do të jetë edhe më e bukur.
Të gjithë çifteve që paraqiten në arkë gjatë orëve të hapjes (10:30 – 18:00) do t’ju jepet mundësia të përfitojnë nga një promovim i veçantë: duke blerë një biletë të plotë për
muzeun, e dyta do të jetë
falas.
Nëse vizitorët i përkushtohen vizitës në stadiumin Allianz, ata mund të blejnë integrimin direkt në Muze.
Ne jemi duke pritur për ju, për një Ditë të
Shën Valentinit të zezë dhe të bardhë!
Shtuar më 13/02/2020,
ora 15:53