Shënoi 2 gola për Rangers, tifozët e duan titullar Grezdën
Eros Grezda shënoi dy gola ndaj Motherwell dy javë më parë dhe kaq ka mjaftuar që tifozët e Rangersta duan titullar 23 vjecarin duke filluar që ndeshjen e radhës atë ndaj Livingston këtë të shtunë.

Me sa duket Tifozët kanë besim te lojtari i kombëtares shqiptare, teksa lojtari ka marë pëlqimin e publikut vendas në Skoci.

Shanset janë që Grezda të jetë titullar me Rangeres. Rayan Kent, është duke vuajtur një dëmtim, dhe gjasat janë që në fushë rikthehet gjatë muajit dhjetor.


Ndërkohë Greza vuajti në fillim të sezonit shkak u bë një dëmtim që e mbajti larg fushave disa kohë. Megjithatë mesfushori kuqezi është përshtatur në skemat e trajneri Gerard, dhe pritet të luajë më shumë minuta me skuadërën më të titulluar në Skoci. /albeu.com/


Shtuar më 23/11/2018, ora 16:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori