Shënoi 2 gola për Rangersin, Grezda lojtari më i mirë
Pëlqej
Rangers fitoi me shifrat e thella 7-1 ndeshjen ndaj Matheruellit këtë fundjavë, ku autor i dy golave ishte edhe Eros Grezda.

Edhe pse paraqitja e ekipit të Steven Gerrard ishte e shkëlqyer në përgjithësi, në formacionin e javës në Premier Ligën skoceze, është zgjedhur pikërisht Grezda, si mesfushor i linjës së djathtë.

Gjithashtu, shqiptari është zgjedhur edhe më i miri nga 11 lojtarët e këtij formacionit. Grezda, ka marrë edhe lavdërimet e klubit për këtë paraqitje mjaft të mirë, si edhe për faktin që u zgjodh në formacionin e javës.
Shtuar më 13/11/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori