Shënoi dy gola, Tuchel për Kean: Të mos presim shumë nga ai
Sulmuesi i talentuar italian Moise Kean luajti ndeshjen e dytë radhazi si titullar në kampionatin francez dhe shënoi dy herë në portën e Dijon, duke i hapur udhë fitores së thellë 4-0 të Paris Saint Germain.

Megjithatë kjo nuk ka mjaftuar për të kënaqur trajnerin gjerman Thomas Tuchel, që në konferencën për shtyp pas ndeshjes, krahas fjalëve të mira, nuk ngurroi "ta ulë me këmbë në tokë" 20-vjeçarin, duke bërë thirrje që të mos presin shumë nga ai.

"Është një lojtar shumë i fortë fizikisht dhe na jep shumë intensitet në ndeshje ndaj kundërshtarëve të vegjël si Dijon apo Nimes. Ka cilësi atletike shumë të mira, por kaq, pasi ndaj Manchester United tregoi se e kishte të vështirë të luante në nivele të atilla. Mos të presim shumë, pasi sezonin e kaluar te Everton ka luajtur shumë pak dhe duhet të punojë shumë për të arritur në nivele të larta", deklaroi Tuchel.
Shtuar më 25/10/2020, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori