Shënoi golin e fitores, Valverde: Fati është golashënues i lindur
Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e përshkroi Ansumanne Fatin si golashënues të lindur, pasi adoleshenti shkroi historinë në Ligën e Kampionëve gjatë ndeshjes të së martës kundër Interit.

Sulmuesi i talentuar i Barcelonës, Ansu Fati, është bërë lojtari më i ri që shënon gol në histori të Ligës së Kampionëve, pasi realizoi kundër Interit në garën më të madhe evropiane në moshën 17 vjeçe dhe 40 ditë.

Pak minuta pasi u fut në lojë nga banka rezervë, Fati shënoi golin e fitores së Barcelonës 2:1 duke ia shuar përfundimisht shpresat për kualifikim Interit.

Fati e theu rekordin që deri më sot mbahej nga Peter Ofori-Quaye, i cili kishte shënuar për Olympiacosin si 17 vjeç e 194 ditë në vitin 1997.

"Fati dhe Carles Perez janë dy lojtarë që e kanë arritur ekipin e parë këtë vit. Lojtarë të rinj, shumë të rinj në rastin e Ansus", tha Valverde, në një konferencë për shtyp pas ndeshjes.

"Ndeshja ishte e komplikuar, veçanërisht për Perezin dhe ata e kishin një mbrojtje me përvojë. Ai e nisi ndeshjen, por e shënoi një gol sepse e goditi topin mirë".

"Ansu ka qenë duke u përballur me disa vështirësi fizike, me disa shqetësime të vogla, por ai është një golashënues i lindur'.

Ernesto Valverde vendosi të udhëtojë drejt Milanos pa disa prej yjeve kryesore, si kapiteni Lionel Messi, Gerard Pique, Semedo, Jordi Alba dhe Ousmane Dembele, duke qenë se e kishte siguruar kualifikimin në 1/8 e finales dhe pozitën e parë në grup.

Kjo u dha mundësi shumë prej të rinjve të luajnë në garën më të madhe evropiane për klube.

Këtë mundësi e pati edhe Fati, edhe pse për pak minuta nga stoli, por i mjaftuan për ta shkruar historinë në Champions.
Shtuar më 11/12/2019, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori