Shënoi golin e parë me kombëtaren, Hysaj i nënshtrohet testeve antidoping
Elseid Hysaj ka shënuar golin e tij të parë me Kombëtaren shqiptare. Mbrojtësi kuqezi, në takimin e tij të 50-të me fanellën e përfaqësueses ia doli që të realizojë përballë Islandës, në një ndeshje të fituar me dominim dhe duke treguar fytyrën e vërtetë pas disfatës ndaj kampionëve të botës.

Me lënien në stol të kapitenit Mërgim Mavraj, mbrojtësi i Napolit u fut në fushë me fashën e kapitenit, e cila siç edhe ai deklaroi gjatë konferencës zyrtare, i sjell fat.

Por, mbrojtësi shqiptar ishte i përzgjedhuri rastësor në fund të takimit për të kryer testin antidoping nga UEFA. Në momentin që ai nisi turin e deklaratave për mediat, u thërrit për të kryer edhe kontrollet në fund të sfidës, që janë një traditë e zakonshme në ndeshjet zyrtare.
Shtuar më 11/09/2019, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori