Shënoi "Hat-trick" ndaj Dinamo Kyiv, Giroud kërkon largimin ng Chelsea
Olivier Giroud i cili realizoi hat-trick kundër Dinamo Kyiv ka kërkuar largimin nga Chelsea.

Sipas mediave angleze francezi është i pakënaqur nga hapësirat e pakta si titullar dhe në fund të sezonit do të ndërrojë ekip, shkruan Albeu.com.

Ai iu bashkua Chelsea-t në janar të viti 2018 por gjithmonë ka qënë zgjedhja e dytë për klubin. Me ardhjen e Higuain ai nuk ka më besim se mund ti ofrohet një vend titullari.

Ndërkohë Giroud deri më tani është aktivizuar 33 ndeshje në Premier League duke shënuar vetëm 4 gola. /albeu.com/

Shtuar më 16/03/2019, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori