Shënoi në ndeshjen debutuese, Van de Beek nuk është i lumtur
Donny van de Beek ka shënuar gol në debutimin me Man Utd.

Van de Beek ka gjetur golin qysh në ndeshjen e parë me United, por ky gol nuk e ka kënaqur shumë holandezin.

Manchester United pësoi 1:3 ndaj Crystal Palace dhe normalisht goli debutues i Van de Beek mbeti nën hije, dhe pa vlerë për t’u përmendur.

Kështu beson edhe lojtari, i cili kërkon fitoren e parë në Premierligë me Man Utd.

"Ndeshja ime e parë me klubin, dëshiron fitoren. Nuk ka rëndësi se si, duhet fituar. Jam i zhgënjyer që humbëm 3:1 në shtëpi", ka thënë Van de Beek.

"Është shumë keq", ishin fjalët e lojtarit.

Van de Beek erdhi te Man Utd nga Ajax Amsterdam dhe sot filloi ndeshjen nga stoli.
Shtuar më 20/09/2020, ora 08:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori