Shënoi në përmbysjen e Liverpool, Klopp: Jota mund të përmirësohet shumë më shumë
Diogo Jota ishte lojtari që i dha fitoren skuadrës së Liverpool, me golin e shënuar mbrëmë ndaj Sheffield United.

Lojtari portugez shënoi një gol të bukur me kokë. Kjo i ka pëlqyer trajnerit Jurgen Klopp, i cili pas ndeshjes ka thënë se portugezi mund të përmirësohet shumë.

"Po, Diogo shënoi një super g ol dhe ishte i përfshirë në ndeshje. Ai mund të jetë shumë më i mirë, 100% dhe ky është lajm i mirë”, ka thënë Klopp.

"Ai është akoma në fazën e adaptimit. Për momentin, shumë gjëra i duken ndryshe, pasi Wolves luajnë ndryshe", shtoi gjermani.

Diogo Jota kaloi te Liverpool gjatë merkatos së fundit dhe lëvizja e tij bëri bujë të madhe.
Shtuar më 25/10/2020, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori