Shënojmë të parët dhe kualifikohemi
Mesfushori hollandez i Milanit, Urby Emanuelson, e ka hedhur pas krahëve barazimin në kampionat me Catanian dhe është fokusuar te sfida e Ligës së Kampioneve me Barcelonën në “Camp Nou”, ndeshje që luhet nesër në orën 20.45.

“Na vjen keq për barazimin me Catanian, por tani e gjithë vëmendja jonë është te supersfida me Barcelonën në Spanjë. Do të jetë një përballje e vështirë, por ne do shënojmë të parët dhe do ta fitojmë takimin. Është e vërtetë që katalanasit janë skuadra më e fortë e momentit, por ne treguam se dimë t’u bëjmë ballë dhe se i kemi të gjitha aftësitë e nevojshme për të kaluar në fazën tjetër të kompeticionit. Kemi besim se do t’ia dalim”, përfundoi numri 28 i kuqezinjëve. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2012, ora 11:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori