Shënon, feston por përfundon në barrelë (VIDEO)
Ta teprosh me festimin pasi ke shënuar ndonjëherë mund të të bëjë edhe keq. Këtë e provoi edhe Maurides Roque Junior, sulmuesi 19-vjeçar, i cili në golin e tij të parë me fanellën e Internacional, kundër America Mineiro e pësoi shumë keq.

Pasi shënoi sulmuesi brazilian festoi në një mënyrë që e kemi parë shpesh nga shumë futbollistë: Martins apo Boateng, por në momentin që u ndal pa se diçka nuk shkonte me këmbën e tij.

Futbollisti e la fushën i dëmtuar dhe i shoqëruar nga barrela. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2013, ora 12:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori