Shenon gol, bie ne sexhde
Albeu.com
Sulmuesi i U-21 të Maqedonisë, Muarem Muaremi në mënyrë shumë të veçantë i ka festuar dy golat e shënuar, atë kundër Anglisë në Koventri (të premten e kaluar) dhe Portugalisë në Prilep (të martën).Golin e shënuar ndaj anglezëve ai e ka festuar me ngritjen e duarve lartë, në shenjë falënderimi ndaj Zotit, kurse kundër portugezëve ka rënë në sexhde (duke iu përkulur Zotit). Sipas Muaremit festimi i golave në këtë mënyrë është gjë normale.
"Para çdo ndeshje i lutem Zotit të më ndihmojë të shënoj gol. Unë jam besimtar i fesë myslimane dhe falem pesë herë në ditë, prandaj golat i festoj në këtë mënyrë. Para fillimit të ndeshjes me Portugalinë e luta Zotin dhe në vetvete thash se nëse shënoj gol do t’i përkulem Zotit. Kështu edhe ndodhi. Jam shumë i lumtur për këtë", tregon Muaremi për "Lajm", duke shtuar se edhe në ndeshjen kundër "Tre Luanëve" në Koventri ka festuar në mënyrë pothuajse të ngjashme, si në sfidën ndaj "luzitanëve".
"Golin ndaj anglezëve e festova pak më ndryshe, por sërish duke i bërë lutje Zotit, sepse me ndihmën e tij shënova gol në Angli", ka thënë talenti 21-vjeçar i skuadrës së Rabotnickit nga Shkupi.
Muharem Muharemi është zotuar se edhe në të ardhmen do t’i gëzohet shënimit të golave po në këtë mënyrë. (lajm)
Shtuar më 16/10/2009, ora 04:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori