Sherr me kundërshtarin dhe një deklaratë egoiste, Ibrahimoviç jep "show" në fundin e ndeshjes (VIDEO)
Zlatan Ibrahimovich nuk ka dhënë "show" vetëm në fushën e lojës, por ai ka vazhduar edhe pas përfundimit të derbit të Los Anxhelosit.

Suedezi shënoi tripletë dhe ishte ai që i dha fitoren skuadrës së tij. Por, Zlatan nuk ndalet me kaq kjo pasi në fund të ndeshjes ka pasur një debat me një prej pjestarëve të stafit të skuadrës mike.

"K***ë e vogël", i është drejtuar Zlatan kundërshtarit dhe çdo gjë përfundoi me aq.

Ndërkaq në një prononcim në fundin e takimit, ai është ndalur te krahasimi që i kanë bërë me Karlos Vela.

"Nuk punova gjithë karrierën timë të vij në MLS dhe të më krahasojnë me Karlos Velan. Mediat po bëjnë një gabim të madh . Ju nuk mund të krahasoni një Ferrari me një Fiat.', ka qenë deklarata egocentrike e suedezit.
Shtuar më 20/07/2019, ora 11:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori