Ndiqni live ndeshjen Itali 2 - 0 Shqipëri (LIVE)
Sherr para sfidës: Do të të ha të gjallë (VIDEO)
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Nesër në mbrëmje, në Las Vegas, do të zhvillohet përballja e Arteve Marciale Mikse (MMA) midis irlandezit Conor McGregor dhe amerikanit Nate Diaz, një sfidë që në fakt ka nisur që sot.

Gjatë prezantimit për mediat që është bërë në Las Vegas, 48 orë para sfidës, McGregor dhe Dias kanë nisur një sherr.

Është dashur ndërhyrja e presidentit të UFC-së, Dana White, stafeve të sportistëve dhe e truprojave që të ndalnin këtë sherr që u zhvillua në skenë.

"Unë jam një luan, do të të ha të gjallë", ka qenë komenti i Conor McGregor drejtuar rivalit të tij gjatë incidentit që ndodhi live.

Një sherr që premton për një duel elektrizues nesër në mbrëmje në UFC-196. Gjatë kohës që Diaz zgjaste duart drejt fytyrës së McGregor në formë grushtimi, irlandezi ka replikuar, duke gjuajtur dhe këtu ka nisur sherri, që përfundoi me sharje reciproke nga të dy sportistët, ndërkohë që qindra fansa ndodheshin.

Kjo ishte përballja e dytë "face to face" e dy sprotistëve, që për herë të parë në karrierë do të duelojnë me njëri-tjetrin (Diaz zuri vendin e Dos Anjos, i dëmtuar).

"Më pëlqen Las Vegasi. Këtu kam “djegur” tri rivalë dhe të shtunën në mbrëmje do të “djeg” edhe të katërtin. Diaz është një kaproll që do ta ha të gjallë", shtoi më tej McGregor, teksa i drejtohej daljes së skenës i mbajtur nga truprojat. /albeu.com/



Shtuar më 04/03/2016, ora 17:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori