Sherr për këpucën e Iker Casillas (FOTO LAJM)

Spanja u largua me turp nga Kupa e Botës "Brazil 2014" duke e mbyllur grupin me vetëm tre pikë, por "La Roja" vazhdon të ketë një numër të lartë fansash në të gjithë botën, përfshirë edhe në Brazil.

Kampionët e Botës dhe Europës e mbyllën aventurën në Brazil me fitoren 3-0 ndaj Australisë, por nëse 90 minutëshi në fushën e lojës shkoi mirë, nuk mund të themi të njëjhtën gjë për post-ndeshjen.

Fajtor ka qënë Iker Casillas, i cili në fund të ndeshjes hodhi këpucën e tij në drejtim të tifozëve gjë që solli edhe një përleshje fizike mes tyre se kujt i pëekiste këpuca e kapitenit spanjoll.

Ndërhyrja e punonjësve të sigurisë në stadiumi solli edhe qetësimin e gjakrave. /albeu.com/
Shtuar më 24/06/2014, ora 13:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori