"Sherr" te Juve për 10-n e Del Pieros
Historia e numrit 10, fanella e veshur nga disa prej legjendarëve më të mëdhenj të Juventusit ndër vite, si Sivori, Platini, Roberto Baggio dhe Alessandro Del Piero, në këtë sezon nuk do të ketë një “pronar”. Konfirmimi ka ardhur dje nga Kina, ku në prezantimin e numrave për lojtarët e “Zonjës së Vjetër”, mungonte pikërisht 10-ta, e cila nuk figuronte tek asnjë futbollist.

Nuk mund të thuhet që numri nuk i është ofruar askujt, pasi kanë qenë të shumtë kandidatët, duke filluar nga Pirlo, Marchisio, Vuçiniç e Buffon. Regjisori nuk ka pranuar këtë trashëgimi, duke mbajtur fortë 21-shin e tij, i cili te Juventus ka një histori në vetvete, pasi ka qenë numri i një tjetër lojtari që ka shkuar historinë, Zinedin Zidan. Pas Pirlos, drejtuesit e Juventusit kanë provuar t’ia japin mesfushorit Claudio Marchisio, i cili shikohet si kapiteni i së ardhmes.

Tifozët kanë preferuar ta mbajë portieri Buffon, që i informuar për këtë çështje, është përgjigjur: “mos po bëni shaka?”. Më pak fjalë numri 10 duket se bënë një jetë të dyfishtë, për disa është shumë i rëndësishëm, ndërsa disa të tjerë nuk e pëlqejnë. I vetmi te kampionët e Italisë që numrin 10 do ta vishte me shumë dëshirë, ishte Sebastia Giovinco, të cilët nuk i është ofruar duke i lënë bluzën me numër 12.

Në këtë pikë mund të mendohet se numri është i rezervuar nga një goditje e mundshme në merkato. Van Persie dhe Suarez janë objektiva të sfumuar. Ndërsa, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Dzekon, që për koincidencë te Mançester Siti mban pikërisht numrin 10. /albeu.com/
Shtuar më 11/08/2012, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori