Sherri Biglia-Kessie, Leonardo shërtheu në dhomën e zhveshjes
Sipas raporteve të "Corriere dello Sport", referuar ndeshjes Milan-Inter, Leonardo ishte i zemëruar sidomos për grindjen në stolin kuqezi, midis Franck Kessie dhe Lucas Biglia.

Drejtori brazilian është mbyllur menjëherë në dhomën e zhveshjes me krejt ekipin dhe ka kërkuar sqarim të menjëhershëm nga të dy lojtarët. "Askush nuk del nga dhoma e zhveshjes, derisa ta zgjidhim këtë çështje", - kanë qenë fjalët e drejtuesit të Milanit.
Shtuar më 19/03/2019, ora 13:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori