Sherri i tifozëve në Senegal shemb murin dhe u merr jetën 8 tifozëve
Rënia e një muri në stadiumin Demba Diop në Dakar, Senegal, ka shkaktuar vdekjen e të paktën tetë tifozëve dhe të paktën 49 të plagosur.

Incidenti ndodhi gjatë finales së Kupës së Ligës ndërmjet Stade de Mbour dhe Union Sportive Ouakam. Ndeshja u fitua 2-1 nga Stade de Mbour, përcjell Albeu.com.

Sipas APS, luftimet shpërthyen në tribuna dhe një mur u shemb pasi tifozët u përpoqën të iknin. /albeu.com/
Shtuar më 16/07/2017, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori