Sherri me Icardin, Mancini bën "kurban" Osvaldon
Sherri mes Osvaldos dhe Icardi në përfundim të ndeshjes Juventus-Inter, për shkak të një asisti të munguar të ish sulmuesit të Sampdorias, mund të sjellë ndryshime të mëdha në kampion zikaltër.

Sipas "La Gazzetta dello Sport", në përfundim të ndeshjes, Osvaldo i është drejtuar Mancinit me këto fjalë: "Foli Icardit, nuk di të luajë".

Pas takimit me Ausilio dhe Fassone pritet që Osvaldo të gjobitet dhe të mungojë në ndeshjen e rradhës kundër Genoas, ndërsa brenda janarit ai edhe mund të largohet nga Interi pasi ka në tavolinë një ofertë nga Boca Juniors.

Shtuar më 08/01/2015, ora 10:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori