Sulmuesi i Liverpool-it, Sadio
Mane ka folur për sherrin që bëri me Mohamed
Salah.
Afrikani ishte pjesë e një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Salzburgut në Champions League dhe sqaroi situatën e ndodhur me egjiptianin.
"Isha pak i acaruar por janë gjëra që ndodhin në
futboll. Mund të shohësh futbollistët e City-t me 7 apo 8 gola. Për skuadrën është e rëndësishme që ne të shënojmë sa më shumë.
Salah nuk më pa dhe unë u acarova, por ne jemi shokë shumë të mirë", – tha
Mane.
Mane reagoi me zemërim ndaj
Salah, pasi ky i fundit vendosi të gjuajë në portë në vend se t’ia pasojë topin atij.
Shtuar më 01/10/2019,
ora 19:01