Ish-futbollisti i Partizanit, Theofilio
Solomon në telashe të mëdha! 25-vjeçari është arrestuar pak ditë më parë nga policia e Tiranës, pas kallëzimit të bërë nga e
dashura e tij, teksa mësohet se i është caktuar masë arrest me burg.
Mësohet se mes çiftit ka pasur një debat të ashpër, në mes të lagjes ku
Solomon dhe e
dashura e tij banonin, teksa të pranishëm kanë qenë edhe disa kalimtarë, që e kanë parë plotësisht skenën e ndodhur.
Solomon u denoncua në polici më datë 17 shkurt nga e
dashura e tij e identifikuar me inicialet E.P për dhunë në familje. Futbollisti ai ka depozituar një kërkesë në Apel ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë.
Shtuar më 19/02/2021,
ora 12:38