Sherri me Wandan në orët e para të mëngjesit, si e pranoi Icardi ofertën e PSG-së
Mauro Icardi iu bashkua dje në orët e fundit të merkatos PSG-së duke braktisur Interin me polemikash pa fund.

Por për të firmos me klubin francez nuk ishte dhe aq e lehtë për argjentinasin. Mediat italiane, raportojnë se Icardi nuk ishte i bindur që të largohet nga Interi, dhe mbrëmjen e së dielës, ai ka pasur një debat me Wanda Narën.

Agjentja dhe njëkohësisht bashkëshortja e futbollistit i ka kërkuar Icardit që të largohet nga Interi, por ky i fundit ka refuzuar fillimisht.

Pas një debati të gjatë, ka pranuar mëngjesin e djeshëm që të largohet duke u bashkuar kështu me PSG-në.

Ai do të përfitojë 7 milionë euro. ndërkohë që me bonuse dhe në rast se parisienët blejnë përfundimisht kartonin e tij, do ta paguanin 8 milionë euro.
Shtuar më 03/09/2019, ora 14:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori