Përplasja në stërvitje, si e zgjidhën sherrin më pas Zhegrova me Kolollin (VIDEO)
Ende pa u bërë 24 orë pas sherrit mes Edon Zhegrovës dhe Benjamin Kolollit, të dy
lojtarët i kanë kërkuar falje njëri-tjetrit.
Ditën e djeshme, dy
lojtarët u konflituan në
stërvitje, por këtë mëngjes ata janë parë së bashku duke diskutuar të ulur në mesin e fushës.
Duket se trajneri Shaland ka ndërhyrë dhe i ka lënë të dy
lojtarët të diskutojnë dhe të
zgjidhin problemet mes tyre.
Incidente dhe probleme të tilla nuk i bëjnë mirë një grupi, por tashmë që situata u zgjidh në kampin e “daradanëve’ ka një klimë më të mirë.
/Indeks-Online/
Shtuar më 12/10/2019,
ora 16:12