Tallja pas ndeshjes Milan-Lazio, Bakayoko telefonon Acerbin
Të shtunën në mbrëmje Milan-Lacio u mbyll me sherr masiv dhe pak më vonë mesfushori i Milanit Bakayako shkoi poshtë tribunës së tifozerisë ultras, duke valëvitur fanellën e mbrojtësit të Lacios Açerbi, me të cilin shkëmbeu batuta në distancë gjatë javës para sfidës direkte për vendin e katërt.

Gjesti i Bakayokos acaroi jo pak ambientin lacial dhe Açerbi në rrjetet sociale kritikoi rivalin, duke shkruar se fanellën ia kishte dhënë për të bërë paqe.

Pas zhurmës së madhe mediatike dhe rrezikut të pezullimitmesfushorit, Milani ka urdhëruar Bakajokon të marrë në telefon Açerbin.

"Kam respekt maksimal për ty. Është e vërtetë, ishte një vënie në lojë për humor, por nuk ishte me ligësi. Nuk donim absolutisht të ofendonim as ty dhe as skuadrën tënde", tha Bakayoko, i përkthyer nga një zyrtar i klubit, raporton ANSA. /albeu.com/




Shtuar më 14/04/2019, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori