Sherri për penalltinë, Salah bën gjestin e ulët ndaj shokëve (VIDEO)
Liverpooli fitoi ndeshjen kundër Cardiffit 2-0. Golin e parë e realizoi Giorgino Wijnaldum ndërsa të dytin James Milner nga penalltia.

Mesfushori britanik ishte futur në lojë vetëm pak minuta pasi ‘të kuqtë’ fituan penalltinë.

11 metërshin dëshironte ta ekzekutonte egjiptiani Mohamed Salah për tu bërë golashënuesi më i mirë në Premier League, por James Milner nuk e lejoi duke i marrë topin.

Në videon më poshtë shikoni momentin kur Salah nuk e feston fare golin e dytë për Liverpoolin shkak është inati që ka me shokun e skuadrës.
Shtuar më 23/04/2019, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori