Shet medaljen e finales më të "çmendur" të Champions për të paguar borxhet
Ju kujtohet Steve Finnan, lojtari i Kombëtares së Republikës së Irlandës, pjesë e brezit të artë të Liverpoolit në vitin 2005, të cilët luajtën një finale të "çmendur" të LigësKampionëve në Stamboll, ku u shpallën kampion evropian.

Natë e paharrueshme për Liverpoolin, që arriti të fitonte atë finale përmes penalltive, duke përmbysur rezultatin, pasi ishin në disavantazh 3:0 në pjesën e parë, duke barazuar 3:3 pas 90 minutave lojë.

Ajo finale konsiderohet si më e madhja në histori të LigësKampionëve, dhe pjesë e saj ka qenë edhe Steve Finnan, i cili është zhytur në borxhe, dhe ka vendosur në ankand medaljen e asaj nate të çmendur.

Medalja e artë e Stambollit e vitit 2005 është vendosur në shitje për 15 mijë euro, ndërsa dy fanellat e finales të nënshkruara shiten për 2500 euro.

Këto gjëra personale që i kanë takuar Finnan, tani mund të përfundojnë në duart e dikujt tjetër, për arsye të pabesueshme, borxhet.

Kompania e tij e pasurive të patundshme kohëve të fundit ka falimentuar, duke lënë një borxh prej katër milionë euro, dhe ai tani duhet të shesë gjithçka.

Përveç medaljes dhe fanellave, ai shet edhe kopjen e trofeut të LigësKampionëve për shtatë mijë euro, si dhe orën e artë që e mori në Stamboll, për 20 mijë euro.

Ai gjithashtu ka vendosur në ankand edhe medaljen e argjendtë nga finalja e LigësKampionëve në Athinë, ku Liverpool u mund 2:0 nga Milan.
Shtuar më 22/10/2020, ora 13:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori