Shpëtim Duro emërohet trajneri i Dritës
Kampionia e Kosovës, Drita, ka emëruar Shpëtim Duron në rolin e trajnerit pak ditë pasi Bekim Isufi dha dorëheqjeve pas rezultateve tejet të dobëta në fillim të sezonit të ri.

Shpëtim Duro, njëri prej trajnerëve me më përvojë në futbollin shqiptar, do ta marrë drejtimin e Dritës së zhytur në formë të dobët.

Drita i ka humbur katër ndeshjet e fundit në Ipko Superligën e Kosovës.

Duro ka qenë trajner i Flamurtari Vlorë për herë të fundit në Shqipëri. Më parë ai e ka drejtuar edhe Shkëndijën në dy periudha të ndryshme, Partizanin dhe Skënderbeun.
Shtuar më 17/09/2018, ora 00:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori