Andriy Shevchenko ka njoftuar se në momentin më të mirë të karrierës së tij, kishte vendosur t’i bashkëngjitej Milanit, duke anashkaluar interesimin e Barcelonës dhe Manchester Unitedit.Sulmuesi ukrainas asokohe bëri emër me Dynamo Kievin dhe të gjitha skuadrat më të mira në Evropë shprehën interesim për të.
“Kur isha 22-vjeçar, pata mundësinë të shkoja te Barcelona dhe Manchester Unitedi, por unë e zgjodha Milanin”.
“Ndërsa klubi ishte mjaft i suksesshëm duke fituar gjithçka që ishte e mundur, përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, ndërsa unë fitova Topin e Artë. Jam krenar me karrierën time”.
“Asgjë nuk zgjat përgjithmonë. Jam 33-vjeçar dhe nuk e di edhe sa kohë do të mund të luaj. Mirëpo në vitet e fundit të karrierës time dëshiroj të jem në fushën ku e fillova karrierën”, ka thënë Sheva për revistën “Focus”.
Shtuar më 13/10/2009,
ora 04:46