Sulmuesi Andri Shevçenko refuzon ofertën e ardhur nga klubi francez i Monakos. Futbollisti ukrainas nuk ka ndërmend të lërë Çelsin e Premier Ligës për të shkuar në kampionatin francez tek Monako.Lajmin e bën të ditur menaxheri i tij, i cili thekson se “Cari i Lindjes” nuk ka rënë ende.
Sezonin e shkuar Sheva u aktivizua në radhët e Milanit në formë huazimi, por ndeshjet e tij me këtë skuadër mund të numërohen me gishtat e dorës. Për ironi të fatit, Shevçenko do të ketë sërish trajner Karlo Ançelotin, i cili e dërgoi disa herë në tribunë gjatë sezonit.
Shtuar më 25/06/2009,
ora 15:07