Kush janë 4 të arrestuarit për grabitjen e Rinasit
Shevçenko: Piatek është pasardhësi im
Me golin e së enjtes ndaj Austrisë, Kristof Piontek arrin në kuotën e 29 golave sezonalë, të ndarë në: 19 në Serinë A (13 te Xhenoa e 6 te Milani), 8 në Kupën e Italisë (6 te Xhenoa e 2 te Milani) dhe 2 me Poloninë. Me të tilla shifra krahasimet janë të pashmangshme, me Piontek që krahasohet me më të mëdhenjtë të historisë kuqezi e jo vetëm. I fundit në rend kronologjik ka qenë Andrij Sheveçenko, i cili ka pranuar se sulmuesi polak i ngjan.

Në një deklaratë për "SportMediaset", trajneri aktual i Ukrainës ka thënë:"Piontek është pasardhësi im. Ka nuhatje fantastike goli dhe shënon me mënyra prej bomberi race. Me sa e kam parë, kam vënë re se i përdor mirë të dyja këmbët dhe është i zoti me kokë. Kristof po e ndihmon shumë Milanin. Humbja në derbi nuk duhet t’i faturohet atij. Ndeshjen nuk e pashë të plotë, por me aq sa pashë, mund të them se Milani pati disa raste dhe mund të kishte barazuar. Sip as mendimit tim, kuqezinjtë janë në garë për t’u renditur mes katër të p arave në Serinë A dhe mendoj se do t’ia dalin mbanë". /albeu.com/
Shtuar më 23/03/2019, ora 23:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori