Shevchenko: Gattuso mund ta rikthejë Milanin në nivelet e larta
Derbi i Milanos është “pas derës” dhe njëri prej lojtarëve që i ka dhuruar gola me shumicë kësaj ndeshjeje është Andrij Shevchenko.

Ish-sulmuesi kuqezi, tashmë trajner i Ukrainës, flet për këtë përballje dhe thotë se do të jetë spektakolare. Ai krahason gjithashtu dy sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi dhe Gonzalo Higuain.

“Do të jetë një përballje e bukur mes tij dhe Icardit. Higuain është një djalë serioz dhe ka ende shumë për të treguar, pavarësisht se ka fituar trofe. Mund t’i ndihmojë të rinjtë që të rriten. Ai është një vlerë e shtuar për skuadrën edhe jashtë fushe”.

“Është rritur shumë dhe ka marrë rolin e një lideri të Interit. Kur skuadra është në vështirësi, ai gjithmonë gjen rrugën për të shënuar një gol dhe për të zgjidhur problemet që kanë zikaltrit”.

Sheva pëlqen punën që Gattuso ka bërë deri tani dhe thotë se me drejtuesit e rinj është më i qetë. Ukrainasi shpreson shumë që Milani të rikthehet në Champions dhe vlerëson trajnerin Gattuso si të duhurin për ta ringritur skuadrën në nivelet që duhet.

“Me drejtuesit e rinj ka më shumë qetësi dhe shoh një linjë pune të mirë dhe të ndarë siç duhet, aty ku Leonardo dhe Maldini kanë një rol vendimtar. Janë duke formuar një skuadër të fortë”.

Gattuso mund ta rikthejë Milanin në nivelet e larta. Ishte një lojtar me shumë grintë dhe ka ditur të përdorë inteligjencën për të treguar sa më mirë kualitetin që ka. E kompensonte me grintë teknikën e paktë. Është një lojtar që ka dhënë gjithmonë shpirtin në fushë”.
Shtuar më 17/10/2018, ora 23:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori