Shevchenko "injoron" CR7-ën dhe Messin: "Topi i Artë" për Neuer-in
Ish "Topi i Artë 2003" dhe ish ylli i Milanit Andriy Shevchenko është i mendimit se fituesi i "Topit të Artë 2014" duhet të jetë portieri i Gjermanisë dhe Bayern Munchen Manuel Neuer, dhe asnjë nga Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.

"Neuer është fantastik sepse ai është më shumë një portier tradicional. Unë mendoj që Ronaldo dhe Messi janë favoritë kryesorë për të fituar çmimin, por unë do të zgjidhja Neuerin sepse ai bëri diçka speciale me Gjermaninë në Botëror si dhe me Bayernin", ka thënë ukrainasi për faqen zyrtare të FIFA-së.


Shevchenko foli për edhe për ish trajnerin e tij te Milani, Carlo Ancelotti, duke e etiketuar si trajnerin më të madh në botë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 10:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori