Ish-futbollisti i
Milanit, Andriy
Shevchenko, ka zbuluar se ai ende mban kontakte me ish-bashkëlojtarët e tij në San Siro, përderisa ka insistuar se
Milani do të mbetet gjithmonë në
zemrën e tij.
Ish-futbollisti i ekipit kombëtar i Ukrainës kishte luajtur në dy periudha të karrierës së tij për Milanin, fillimisht në vitet 1999-2006 dhe sërish kur u huazua nga Chelsea në sezonin 2008-09.
Shevchenko, i cili aktualisht e kryen detyrën e trajnerit të Ukrainës, më herët ishte përfolur për pozitën e trajnerit të
Milanit, kur e ardhmja e ish-trajnerit Marco Giampaolos ishte e pasigurt.
Por, pastaj Stefano Pioli më vonë e zëvendësoi ish-trajnerin e Sampdorias, mirëpo 43-vjeçari e ka pranuar se
Milani e ka ende një vend të veçantë në
zemrën e tij.
"Unë flas ende me Paolo Maldinin, Andrea Pirlon, Alessando Costacurtan dhe Bobo Vieri, ai është qesharak. Unë e ndjek atë edhe në Instagram", ka thënë
Shevchenko në një intervistë të dhënë për La Gazzetta dello Sport.
"
Milani është gjithmonë në
zemrën time, sikur shokët e mi".
Pjesa më e suksesshme e ukrainasit ishte sa ishte lojtar i
Milanit, me të cilët e fitoi trofeun e Ligës së Kampionëve në sezonin 2002/03, Serinë në sezonin 2003/04 dhe Kupën e Italisë në 2002/03.
Shtuar më 18/03/2020,
ora 12:40