Shevchenko prej nesër lojtar i Milanit
Albeu.com
Sulmuesi i Chelseat, Andrei Shevchenko, nesër do ta kompletojë rikthimin e tij te skuadra e cila e bëri të famshëm.Sipas gazetës sportive italiane, Gazzetta dello Sport, ukrainasi do të huazohet në San Siro, si pjesë e marrëveshjes në takimin e dy presidentëve, Roman Abramovich dhe Silvio Berlusconi.

Transferimi do të kompletohet nesër ose më së largu të premten, ndërsa Chelsea do të paguajë 6.5 euro të pagës së ukrainasit.

32-vjeçari, i cili është i tepërt në Stamford Bridge, do ta mbajë numrin 76 sipas vitit të tij të lindjes.

Shtuar më 20/08/2008, ora 18:45
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori