Shfaqen problemet e para, Mavraj mungon në stërvitjen e paradites
Kombëtarja vijon përgatitjet për Europianin, ndërkohë që për De Biasin kanë filluar "hallet" e para.

I vetmi që mungoi në seancën e shkurtër stërvitore të paradites ishte mbrojtësi Mërgim Mavraj. Titullari i Kombëtares i’u nënshtrua terapisë intensive, për shkak të lodhjes muskulore.

Stafi mjekësor i kuqezinjve dha garanci për gjendjen e mbrojtësit, i cili nuk vuan asnjë dëmtim, por pas pushimit të paradites do ti bashkohet normalisht skuadrës në stërvitjen e pasdites, në orën 17:30 në stadiumin “Iv Le Genot” në Perros Guirec, raporton Super Sport.

Në prag të debutimin në Euro 2016, sfida më e madhe e stafit teknik të Kombëtares, të drejtuar nga Gianni De Biasi është që skuadra të arrijnë në formë optimale fizike dhe me kontingjent të plotë në ndeshjen e parë në grup, më 11 Qershor ndaj Zvicrës.
Shtuar më 07/06/2016, ora 12:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori