Shfryn Buffon: Kur gaboj unë dridhet toka
Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga disfata e Juves në Bavari, gafat e Gigi Buffon në atë takim vazhdojnë të përbëjnë lajm. Por së fundmi është zbuluar që paraqitja e dobët e portierit dhe kapitenit bardhezi ka ardhur edhe si rrjedhojë e gjendjes së tij shëndetësore, pasi ai në "Allianz Arena" kishte zbritur në fushë, i pushtuar nga temperatura e lartë dhe kjo mesa duket ka ndikuar në formën e tij.

Por, pavarësisht kësaj, vetë Buffon është i lodhur nga ky fakt dhe dje përpara ndeshjes me Pescaran, të cilën e ka ndjekur nga stoli..

"Sa herë që bëj një gabim unë duhet të flitet për një javë apo për 10 ditë. Mjaft më tani me këto, sepse edhe toka dridhet kur unë bëj ndonjë gafë si kjo. Mund të jetë e vërtetë që kundër Bajernit kam luajtur ndeshjen time më të dobët në karrierë, por nuk mendoj se ky fakt duhet të përbëjë një dramë sportive", ka shfryrë Buffon. /albeu.com/



Shtuar më 07/04/2013, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori