Shifra e çmendur e shitjes së Ferrarit të Michael Schumacher në ankand
Pëlqej
Michael Schumacher vazhdon ende të jetë në fazë rehabilitimi, pas aksidentit me ski më 29 dhjetor të vitit 2013.

Makina tip Ferrari e pilotit gjermanme të cilën fitoi garën e Çmimit të Madh të Monakosë në vitin 2001 është shitur për 7.5 milionë dollarë në ankandin e zhvilluar në Nju Jork.

Shuma me të cilën u ble makina e pilotuar nga 7 herë kampioni i botës në Formula 1 kaloi çdo parashikim, pasi mendohej që shuma maksimale të ishte 4,5 milionë dollarë, por makina u shit 3 milionë dollarë më shumë.

Ankandi u zhvillua nga kompania e specializuar për shitje të sendeve me vlerë “Sotheby’s.
Shtuar më 17/11/2017, ora 22:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori