Shifra të një tjetër epoke për Ronaldon
Pëlqej

Cristiano Ronaldo ka shënuar 10 gola në 6 javët e para të La Ligas, (plus dy finalizime në Superkupën e Europës dhe një në Kupë), duke firmosur fillimin më të mirë goleador të 60 viteve të fundit në tokën iberike. Që nga sezoni 1954-1955, kur Pahino shënoi të njëjtin numër golash që ka tani portugezi, askush tjetër nuk e ka filluar La Ligan në një forme kaq shkatërruese për kundërshtarët. Në të njëjtën kohë Ronaldo ka firmosur dhe fillimin më të mirë të historisë së Realit të Madridit, duke kaluar kuotën e 9 golave të shënuar nga legjenda Di Stefano dhe Amancio respektivisht në sezonet 1958-‘59 dhe 1968-‘69.

Vetëm tre futbollistë kanë shënuar më tepër gola në La Liga deri në këtë pikë të kampionatit, por për t’i gjetur duhet një kapërcim i madh në kohë deri në futbollin e luftës së dytë botërore. Bëhet fjalë për Mariano Marin që shënoi 12 gola në sezonin 1943-44 me Barcën, Pruden që në 1940-41 shënoi 11 gola me Atletikon dhe Vilanova që shënoi 11 me Hercules në sezonin 1939-40.

Por ky fillim i Cristianos po ashtu është dhe më i miri i karrierës për të. Deri në këtë sezon, rekordi i tij ishin 7 golat e sezonit 2011-12, në atë kampionat shënoi 46 gola , cka përbën dhe rekordin e tij në një sezon të La Ligas.

Evolucioni që ka bërë sulmuesi portugez që nga mbërritja e tij në Madrid është vërtet domethënës. Një tjetër aspekt që shërben për të kuptuar madhështinë e regjistrave të Cristianos është se plot 14 ekipe të La Ligas kanë shënuar më pak se ai personalisht. Përvec Realit natyrisht, vetëm Barcelona me 17 gola, Valencia me 13, Atletico dhe Celta me 11 kalojnë Cristiano Ronaldon që udhëton nga ndeshja në ndeshje me ritëm rekordesh.
Shtuar më 29/09/2014, ora 16:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori