Shifrat nuk japin shpresa, a do të jetë PSG-ja "varri" i Realit?

Pëlqej
Real Madrit duhet të kalojë nga PSG për të vijuar në fazën e 1/8 për Ligën e Kampionëve, por numrat dhe historia nuk e favorizojnë aspak skuadrën e Zinedine Zidane.

Real Madrid nuk e ka kaluar asnjëherë PSG-në në turnetë europiane gjatë dekadave të fundit.

Në sezonin 1992/23, PSG dhe Reali u takuan në UEFA Cup, me francezët që dolën fitimtarë në fund, ngjashëm si në sezonin pasues 1993/94 në Cup Winners Cup.

Të dy herët Real Madridi u eliminua në çerekfinale. Në UEFA Cup, PSG bëri rikthimin nga humbja 3-1 në ndeshjen e parë, duke fituar 4-0 në ndeshjen e dytë në kryeqytetin francez, transmeton Express.

Këto shifra vjen vetëm për fazën e eliminimit të garave, por mbi 20 vjet më vonë, PSG dhe Real Madridi u gjenden në grupin e njëjtë të Ligës së Kampionëve.

Në sezonin 2015/16, Reali fitoi 1-0 në “Santiago Bernabeu”, dhe barazoi 0-0 në “Parc des Princes” në ndeshjen e kthimit, kështu të dy skuadrat e kaluan fazën e grupit para kundërshtarëve të tyre.
Shtuar më 11/12/2017, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori