Shikoni çfarë goli shënon Franca kundër Skocisë (VIDEO)
Të gjithë kundërshtarët tanë në grupin e Europianit i kanë fituar ndeshjet e veta përpara "Euro 2016".

Ndeshjen e vet e fitoi Zvicra me rezultatin minimal 1:0, Rumania fitoi 5:1 kundër Gjeorgjisë ndërsa edhe Franca po mposht Skocinë.

Një gol spektakolar u shënua në ndeshjen Francë - Skoci.

Goli i Olivier Giroud në minutën e tetë ishte fantastik.

Franca e fitoi ndeshjen kundër Skocisë me rezultatin final 3:0.

Dy gola u shënuan nga ana e Giroud, kurse njëri u shënua nga Koscielny.

Të tre golat u shënuan në minutat e para të ndeshjes.

Derisa të tre ekipet që i kemi në grup i kanë fituar ndeshjet miqësore përpara Europianit, kjo flet për kundërshtarë realisht të fuqishëm. /Albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 22:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori