Shikoni çfarë kishte thënë Ibrahimovic për Harbuzin në vitin 2009
Labinot Harbuzi ishte parë disa herë në shoqërinë e legjendës së futbollit suedez, Zlatan Ibrahimovic.

Pritjet për Harbuzin ishin shumë të mëdha në fillët e karrierës saqë ai ishte konsideruar si e ardhmja e futbollit të këtij vendit.

Kështu, Në një intervistë të tij për Sportbladet më 2009, Zlatan kishte thënë se ai e shihte Harbuzin si të ardhmen e Kombëtares A të Suedisë.

“Labinot Harbuzi. Mendoj që ai shpejt do të jetë në Kombëtaren A të Suedisë. Ai është talent, luan në pozita të ndryshme”.

“Ai është personi që i duhet Suedisë. Ne nuk kemi nevojë për 11 lojtarë, por kemi nevojë për tre deri në katër të mirë, me të cilët mund të kompletojmë një Kombëtaren tonë”, ka thënë Ibra.
Shtuar më 11/10/2018, ora 20:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori