Shikoni dhuratën luksoze që Icardi i bën Wanda Naras për ditëlindje (VIDEO)
Pëlqej
Mauro Icardi vazhdon të surprizojë gruan e tij, dhe jo me dhurata dosido. Pasi i dhuroi një makinë në 2014 me dy ngjyra, Rolls Rojs, për të festuar ditëlindjen dhe dasmën, me vlerë 275 mijë euro, dhe një “Range Rover” në 2016, pak para se të vinte në jetë Isabela, fëmija i dytë i çiftit, tani argjentinasi i ka dhuruar Wanda Narës një Bentli të zi.

Makina ka qenë e zbukuruar për ditëlindjen e bashkëshortes së tij, dhe vetë ajo e ka postuar në Instagram.

Vetëm pak javë më parë, kur kapiteni i Interit i dhuroi të gjithë shokëve të skuadrës nga një orë “Rolex”, Wanda shkruante se asaj nuk i kishte blerë as edhe një byzylyk druri.
Shtuar më 10/12/2018, ora 22:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori