Shikoni çfarë ka ndodhur mes trajnerit të Kosovës dhe atij të Islandës
Albert Bunjaki dhe Heimir Hallgrimsson janë përshëndetur si dy miq të mirë para ndeshjes ndërmjet Kosovës dhe Islandës

Lojtarët e të dy shteteve, Kosovës dhe Islandës kanë dalë për të parë fushën, ku do të luajnë sonte nga ora 20:45.

Në mesin e fushës janë takuar dy trajnerët, ai i Kosovës, Albert Bunjaki dhe ai i Islandës, Heimir Hallgrimsson.

Të dy janë përshëndetur si dy miq të vjetër, çka zakonisht trajnerët e bëjnë vetëm pas ndeshjes./Albeu.com/
Shtuar më 24/03/2017, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori