Shikoni kur zhvillohet përballja e shumëpritur mes Wilder dhe Furyt
Deontay Wilder dhe Tyso Fury pritet të zhvillojnë një nga përballjet më të mëdha në vitet e fundit në kuadër të peshave të rënda në boks.

Wilder synon të mbrojë titullin e WBC kundër britanikut Fury, ndërsa fituesi me shumë gjasa do të përballet në prill të vitit 2019 kundër kampionit të padiskutueshëm, Anthony Joshua.

Wilder: 40 fitore, 39 me nokaut, asnjë humbje
Fury: 27 fitore, 19 me nokaut, asnjë humbje

Normalisht interesimi për këtë përballje është shumë i madh edhe në vendin tonë, përkundër se orari i meçit është paksa i papërshtatshëm.

Më poshtë keni detajet e këtij meçi:

Në arenën Staples Center, Los Angeles, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Data? E diel, 2 dhjetor 2018 (Me kohën tonë)

Koha kur fillon?

Si gjithmonë, ndeshja kryesore zhvillohet e fundit dhe fillimi i tij varet paksa edhe nga mënyra se si përfundojnë përballjet tjera paraprake.

Por, me kohën tonë meçi Wilder-Fury pritet të fillojë në orën 05:00 të mëngjesit të së dielës.
Shtuar më 01/12/2018, ora 20:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori