Shikoni kush ka zbarkuar në Londër për të firmosur me Chelsean
Dita e sotme është një një ditë e zënë për klubet e Londrës, Chelsea po lëviz për të zyrtarzuar nënshkrimin e dytë në këtë merkato, Arsenal po merret me Lacazzete.

Mbrojtësi i Romës Antonio Rudiger ka ardhur në Londër për ti kushtuar 36 milionë paund Chelseat dhe për tu bërë lojtari i tyre. Rudiger ka rënë dakord të bashkohet me Chelsean, të cilët kanë mposhtur konkurrencën e vonshme nga Manchester City, përcjell Albeu.com.

Rudiger do ti nënshtrohet vizitave mjekësore para se të përfundojë një marrëveshje e cila është e përbërë nga 31 milion paund plus 5 milion të tjera bonus. Chelsea është duke kërkuar gjithashtu edhe Virgil van Dijk, Leonardo Bonucci dhe Jerome Boateng, por deri më tani kanë nënshkruar vetëm marrëveshjen për Rudiger. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2017, ora 14:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori